Vendosni fjalën kyçe....

Del videoja e dhunës brutale ndaj avokatit Sokol Mëngjesi


Kanë dalë pamjet e dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi, paraditen e sotme.

Në videon e shkurtër duket avokati  që del nga rrethimi i kopshtit ku ka lënë fëmijën e mitur  dhe më pas personat i afrohen dhe e godasin duke e rrëzuar në tokë.

Mëngjesi ndodhet në intubim në spitalin e Traumës ndërsa katër autorët e ngjarjes janë identifikuar.

Dyshohet se porositësi i dhunës ndaj avokatit Mëngjesi është Dritan Nano, i cili bashkë me shtatë persona të tjerë është përfaqësuar nga avokati në një çështje pronësie të fituar prej tyre.

*Video Credit: BW