Presidenti turk Erdogan është shtesa më e fundit në listën e të ftuarve në një samit të G7 në Itali muajin e ardhshëm, tha Roma zyrtare të mërkurën, ndërsa kërkon të zgjerojë mbledhjen përtej të zakonshmes së shtatë demokracive industriale.
Disa vende afrikane dhe të Amerikës së Jugut janë ftuar në të ashtuquajturat takime në terren, raportoi Reuters në prill dhe këtë javë Italia tha se presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, gjithashtu do marrë pjesë.
Italia këtë vit mban presidencën e rradhës të G7, që përfshin gjithashtu Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë dhe Japoninë dhe do presë samitin në vendpushimin e Borgo Egnazia, në rajonin jugor të Pulias, më 13-15 qershor
Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, gjithashtu mund të jetë i pranishëm, thanë burime pranë Reuters, megjithëse pjesëmarrja e tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Bin Salman tërhoqi zemërim ndërkombëtar pasi disa vende perëndimore e akuzuan atë se kishte një rol në vrasjen e gazetarit të shquar saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018. Ai ka mohuar përfshirjen në vrasje.
Papa Françesku do të jetë gjithashtu në mesin e atyre që do të marrin pjesë në takimin e Pulias, ku do diskutojë mbi sfidat e paraqitura nga Inteligjenca Artificiale.