Vendosni fjalën kyçe....

Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, policia kontrolle për gjetjen e tre autorëve të shpallur në kërkim


Vijon puna për kapjen e tre autorëve të shpallur në kërkim mbi dhunën e ushtruar dje ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Sipas BW Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e 3 personave të shpallur në kërkim për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, por asnjë prej tyre nuk është gjetur.

Policia ka dyshime se pas dhunës Elton Kasaj, Drivald Alia, dhe Romario Tabaku të jenë larguar jashtë Tirane.

Për këtë arsye policia ka shtrirë kontrollet ne qytete te ndryshme si Puka, Shkodra (zona kufitare me Malin e Zi) si dhe ne Kukës pranë pikës doganore pasi ka dyshime se mund të tentojnë te largohen jashtë vendit.

Policia u ka dërguar fotot dhe emrat çdo pike kufitare të personave të shpallur në kërkim.