Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me dhunimin e avokatit të njohur Sokol Mëngjesi.
Nga foltorja e Kuvendit, ministri shpërtheu ndaj opozitës, ndërsa theksoi se të gjithë ranë në batakun e Berishës, duke akuzuar si porositës Ramën dhe ekzekutues të urdhrit.
“Policia e zbardhi ngjarjen, e bëri dhe atë publike. Por duhet të kishte një reflektim. Te rruga e Salës e njëjtë porosi.
U porosit nga Rama, dhe u ekzekutua nga Taulant Balla. Shqiptarët i dini budallenj? Kolegët e zotit Mëngjesi ishin ata që ndihmuan për zbardhjen e ngjarjes. Ministri i Drejtësisë reagoi për ngjarjen dhe u solidarizua. Por si u politizua kjo ngjarje? Siç politizuat dhe pr.ligjin për sistemin e adresave. I uroj shërim të shpejtë avokatit dhe drejtësia të bëjë punën e saj.”, -tha Balla.