Vendosni fjalën kyçe....

French Open ndalon pirjen e alkoolit në tribunë


French Open i ka ndaluar tifozët të pinë alkool në tribuna në një përpjekje për t’i dhënë fund sjelljes së padisiplinuar, thotë drejtoresha e turneut, Amelie Mauresmo.

Kjo vjen pasi belgu David Goffin pështyu çamçakëzin gjatë një ndeshjeje kundër francezit Giovanni Mpetshi Perricard.

Të mërkurën, kampionia e femrave Iga Swiatek iu lut tifozëve që të heshtin gjatë pikëve dhe të mos bërtasin.

“Para së gjithash, ne jemi të lumtur që njerëzit janë shumë entuziastë për të parë tenis dhe për të qenë pjesë e ndeshjeve, duke treguar ndjenja dhe emocione”, tha Mauresmo.

“Por ka padyshim hapa që nuk duhet të shkojnë më tej. Disa gjëra duhet të vendosen.

Ajo shtoi: “Alkooli është lejuar deri më tani në tribuna – por kjo ka mbaruar.”

Ndërsa alkooli do të jetë i ndaluar në tribuna, ai do të vazhdojë të jetë i disponueshëm jashtë stadiumit dhe përreth.

Përveç ndalimit të pijeve alkoolike në tribuna, Mauresmo tha se arbitrat do të jenë më të rreptë në kërkimin e respektit “për lojtarët dhe lojën”.

Masat e sigurisë janë shtuar dhe shkelësit do të identifikohen dhe paralajmërohen për qetësimin e tyre.

Tejkalimi i këtyre dy gjërave nuk është diçka që ne do ta tolerojmë. Unë jam një optimist dhe mendoj se njerëzit do të reagojnë në mënyrë të mirë. Nëse jo, ne do të marrim më shumë masa”, tha ish numri një i botës, Mauresmo.