Vendosni fjalën kyçe....

Trump u shpall fajtor, çfarë do ndodhë më pas


Dënimi i Donald Trump të enjten është vetëm hapi i fundit në odisenë e tij ligjore me sistemin gjyqësor të Nju Jorkut. Gjykatësi, Juan M. Merchan, vendosi që dënimi i Trumpit të shpallet më 11 korrik. Ai mund të dënohet deri në katër vjet burg, ose me gjobë.

Trump në reagimin e tij pas vendimit tregoi se e ka në plan të apelojë, pas disa muajsh që kritikoi çështjen dhe sulmoi edhe prokurorin e Manhattanit.

Megjithatë, shumë kohë përpara se vendimi të apelohet, Trump do të përfshihet në ingranazhet e sistemit të drejtësisë penale.

Ish-presidenti u shpall fajtor për falsifikim në lidhje me një pagesë prej 130,000 dollarë për Stormy Daniels, një yll pornografie me të cilën Trump kishte një aferë seksuale në vitin 2006 dhe sipas dëshmisë së saj kishte tentuar për të blerë heshtjen e saj.

Në intervistën në praninë e një psikologu ose punonjësi social që punon për departamentin e provës mund të flasë gjithashtu me Trump, gjatë së cilës ai mund të “përpiqet të lërë një përshtypje të mirë dhe të shpjegojë pse ai meriton një dënim më të lehtë”, sipas Sistemit të Unifikuar të Gjykatës së Shtetit të Nju Jorkut.

Raporti i para-dënimit mund të përfshijë gjithashtu parashtresa nga mbrojtja dhe mund të përshkruajë nëse dënimi i Trump e çon atë në burg.

Pas dënimit, çfarë ndodh më pas

Në rastin e Trump, ai është në garën për president të Shteteve të Bashkuara, një fushatë që mund të komplikohet nga statusi i tij i ri si i shpallur fajtor. Trump ka të ngjarë t’i kërkohet të raportojë rregullisht tek një oficer i provës dhe mund të vendosen rregulla për udhëtimet e tij, shkruan NYT.

Nuk ekziston asnjë klauzolë ligjore që e ndalon Trump të kandidojë për president si i dënuar, apo edhe të shërbejë si president. Votimi – për veten e tij, me sa duket – do të ishte më i ndërlikuar pasi Trump është regjistruar në Florida, ku kërkohet që fajtorët të plotësojnë dënimin e tyre të plotë, duke përfshirë lirimin me kusht, përpara se të rifitojnë të drejtën e votës. Me ditën e zgjedhjeve vetëm disa muaj larg, duket e pamundur që Trump të mund ta përmbushë dënimin e tij përpara asaj kohe.

Trump u dënua për 34 krime të klasit E, niveli më i ulët i Nju Jorkut, secila prej të cilave ka një dënim të mundshëm deri në katër vjet burg. Dënimi me kusht ose mbyllja në shtëpi janë mundësi të tjera që gjykatësi Merchan mund të marrë parasysh.

Thënë kështu, gjykatësi Merchan ka treguar në të kaluarën se ai e merr seriozisht krimin e “jakave të bardha”. Nëse ai do të vendoste dënimin me burg, ai ka të ngjarë të shqiptonte dënimin njëkohësisht, që do të thotë se Trump do të vuante dënimin për secilën nga akuzat për të cilat u dënua.

Nëse Trump në vend të kësaj do të dënohej me kusht, ai përsëri mund të burgosej nëse zbulohet se ka kryer krime shtesë.

Trump, aktualisht 77 vjeç, përballet me tre çështje të tjera penale: dy federale, që kanë të bëjnë me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara dhe përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e 2020-ës, dhe një çështje shtetërore në Xhorxhia që ka të bëjë me ndërhyrjen në zgjedhje.

Edhe përpara dënimit, ekipi ligjor i Trump pritet të paraqesë një njoftim apeli, një procedurë e thjeshtë e cila megjithatë duhet ndjekur menjëherë.

Për shkak se ai u dënua për vepra jo të dhunshme, nuk ka gjasa që Trump të burgoset në pritje të dënimit; dënimi mund të shtyhet edhe gjatë apelit. Kjo mund të shtyjë çdo dënim përtej ditës së zgjedhjeve, pasi apelimi mund të marrë muaj për t’u dëgjuar dhe gjykuar.