Arabia Saudite po shet aksione prej rreth 0.64% të gjigantit shtetëror të naftës Aramco në një marrëveshje historike ndërsa mbretëria ecën para me planin e princit të kurorës Mohammed bin Salman për të diversifikuar ekonomisë.
Arabia Saudite po ofron 1,545 miliardë aksione të Aramco-s, nga të cilat do mbledhë afro 12 miliardë dollarë. Ajo synon të shpallë çmimin përfundimtar më 7 qershor. Oferta e aksioneve në bursën saudite të Riadit është kulmi i një përpjekjeje shumëvjeçare për të shitur një pjesë tjetër në një nga kompanitë më të vlefshme në botë, pasi IPO-ja e saj rekord në vitin 2019 grumbulloi 29.4 miliardë dollarë.
Burimet i thanë Reuters javën e kaluar se shitja mund të ndodhë në qershor, shkruan Reuters.
Që nga IPO, Aramco ka mbetur një “bankë parash” për qeverinë saudite, duke financuar një përpjekje të madhe ekonomike për t’i dhënë fund “varësisë nga nafta” të mbretërisë, siç e quajti dikur princi i kurorës.
Marrëveshja e fundit do lejojë mbretërinë të financojë projekte të mëdha vendase të lidhura me planin, tha Hasan Alhasan, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.
Pasi ka humbur objektivin e saj për investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe me një deficit buxhetor deri në 21 miliardë dollarë në horizont, “mbretëria po përdor shitjen e kapitalit në Aramco dhe emetimin e borxhit”, tha ai.
Sundimtari de-fakto i Arabisë Saudite MbS, siç njihet princi i kurorës, ka derdhur qindra miliarda dollarë përmes fondit të pasurisë sovrane të mbretërisë në projekte të mëdha, nga automjetet elektrike te sportet dhe një linjë ajrore e re, për të diversifikuar ekonominë larg hidrokarbureve dhe për të hapur vende të reja pune.