Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pritet të vizitojë Tiranën të mërkurën, më 5 qershor, sipas burimeve qeveritare dhe raporteve të mediave italiane. Vizita e saj bëhet në kuadër të Javës së Kulturës italiane në Shqipëri.
Kjo vizitë ndodh në një kohë kur opozita në Itali ka ngritur polemika rreth ndërtimit të dy kampeve për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër, si rezultat i memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë më 6 nëntor të vitit të kaluar. Këto kampe kanë shkaktuar debate të forta politike në Itali.
Gjithashtu, vizita e Kryeministres Meloni zhvillohet vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve për Parlamentin Europian, të cilat do të mbahen më 8-9 qershor, duke i dhënë vizitës një dimension të rëndësishëm politik dhe diplomatik.