Vendosni fjalën kyçe....

Vala e të nxehtit në Indi vret 33 persona


Të paktën 33 persona, përfshirë zyrtarë zgjedhorë në detyrë, vdiqën nga vala e të nxehtit në shtetet e Indisë Bihar, Uttar Pradesh dhe Odisha të premten ndërkohë që temperaturat do mbeten të larta deri të shtunën, thanë autoritetet.

India ka përjetuar një verë jashtëzakonisht të nxehtë dhe një pjesë e kryeqytetit Delhi regjistroi temperaturën më të lartë ndonjëherë në vend në 52.9 gradë Celsius (127.22 °F) këtë javë, megjithëse kjo mund të rishikohet pasi departamenti ie motit që kontrollon sensorët e stacionit meteorologjik të bëjnë leximin.

Ndërsa temperaturat në Indinë veriperëndimore dhe qendrore pritet të bien në ditët në vijim, vala e të nxehtit mbizotëruese në Indinë lindore ka të ngjarë të vijojë për dy ditë, tha Departamenti Meteorologjik i Indisë (IMD), i cili deklaron një valë të nxehti kur temperatura është 4,5 C deri 6.4 C më i lartë se zakonisht.

Katërmbëdhjetë njerëz vdiqën në Bihar të enjten, thanë zyrtarët, duke përfshirë 10 persona të përfshirë në organizimin e zgjedhjeve kombëtare shtatëfazore që janë duke u zhvilluar. Shumë zyrtarëve zgjedhorë zakonisht u kërkohet të qëndrojnë në detyrë gjatë gjithë ditës, shumë herë jashtë.

Në shtetin më të populluar të Indisë, Uttar Pradesh, të paktën nëntë personel zgjedhor, përfshirë persona të sigurisë, vdiqën të premten, thanë zyrtarët qeveritarë.