Vendosni fjalën kyçe....

Aktivisti i së djathtës ekstreme qëllohet me thikë në Gjermani (Pamje të rënda)


Policia gjermane qëlloi dhe arrestoi një person ma thikë pasi ai goditi brutalisht aktivistin e së djathtës ekstreme i njhur për qëndrimet kundër Islamit, Michael Stuerzenberger në një tubim në qytetin gjerman të Mannheim të premten. Një punonjës policie që ndërhyri është goditur gjithashtu me thikë në qafë.

Stuerzenberger po përgatitej të mbante një fjalim në një shesh tregu rreth orës 11:30 të paradites, kur ai u sulmua nga një burrë që mbante një thikë. Burri goditi me thikë shumë herë Stuerzenberger, duke luftuar kalimtarët që u përpoqën ta frenonin.

Në vendngjarje mbërritën disa policë të cilët u përpoqën ta ndalojnë. Sulmuesi goditi me thikë në qafë një oficer, para se të nëutralizohej nga policët e tjerë.

Identiteti i sulmuesit është ende i paqartë, megjithatë sipas mediave lokale bëhet fjalë për një 25-vjeçar afgan me emrin Sulaiman A. Policia konfirmoi se “një armë zjarri është përdorur kundër sulmuesit”, por nuk dha hollësi të mëtejshme.

Tubimi i së premtes u organizua nga Lëvizja Qytetare Pax Europa (BPE), një grup që ka bërë fushatë që nga viti 2008 kundër “islamizimit” të supozuar të Evropës. Stuerzenberger ka qenë aktiv në qarqet e krahut të djathtë gjerman për disa dekada dhe ka udhëhequr Partinë Populiste Gjermane të Lirisë nga viti 2013 deri në shpërbërjen e saj në 2016.

Stuerzenberger u godit në këmbë dhe fytyrë dhe po i nënshtrohet një operacioni të menjëhershëm, thanë autoritetet.

Nënkryetarja e Alternativës për Gjermaninë (AfD) Beatrix von Storch, partia e së cilës shihet kryesisht si pasuese e Partisë Gjermane të Lirisë, tha se sulmi tregoi se si “më shumë se kurrë”, Gjermania duhet “të ndalojë islamizmin”.