Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohen se denigronin drejtues institucionesh nëpërmjet shkrimeve, lirohen nga arresti gazetari dhe punonjësja e AMP-së


Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për gazetarin Ervis Hasanaga dhe ish-punonjësen e AMP, Regina Omeri.

Të dy janë akuzuar për falsifikim kompjuterik dhe janë arrestuar me dyshimin se, në bashkëpunim me punonjësin tjetër të AMP, Kushtrim Selimi (ende në kërkim), kanë publikuar shkrime me përmbajtje të pavërtetë për drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

Gjykata ka vlerësuar se arrestimi i tyre ishte i ligjshëm. Hasanaga dhe Omeri kanë shfaqur pendesë gjatë seancës gjyqësore dhe kanë kërkuar falje për veprimet e tyre.