Vendosni fjalën kyçe....

Galeria i merr jetën një tjetër minatori në Bulqizë


Një tjetër minator ka humbur jetën në Bulqizë i cili sipas policisë dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar.

Aksidenti po hetohet nga policia ndërkohë që janë shoqëruar personat përgjegjës për të zbardhur ngjarjen.

Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes”-njofton policia.