Ka nisur punën Kolegji i Europës. Ministri Igli Hasani ka zhvilluar takim me studentët e parë në Kolegj.
E pranishme në takim është edhe Frederica Mogherini, rektore e Kolegjit të Evropës.
Ministri Hasani u shpreh se mirëpret trajnimin e Kolegjit të Europës për nëpunësit e rinj civilë nga Shqipëria e rajoni, duke shtuar se Kampusi i Tiranës do të vendosë rajonin tonë në hartën e profesionistëve të BE-së.
Ministri Igli Hasani: Mirëpresim trajnimin e Kolegjit të Evropës për nëpunësit e rinj civilë nga Shqipëria dhe rajoni. Hapat e tillë e bëjnë të ardhmen tonë në Evropë më të prekshme. Falënderojmë qeverinë shqiptare, që bëri realitet Kolegjin e Evropës në Tiranë. Iniciativa e Kolegjit është një hap gjigant për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor.
Kampusi i Tiranës do të vendosë rajonin tonë në hartën e profesionistëve të BE-së. Disa do të argumentonin se ne kemi një rajon të trazuar, me hije të gjata nga e kaluara. Nuk e ndryshojmë dot të kaluarën, por mund të bëjmë më shumë për të ardhmen. Besoj se për të gjithë ju që vini nga rajoni, do të ndjeni frymën e Evropës këtu. Shfrytëzojeni atë ndjenjë dhe ndërtoni ura bashkëpunimi që do ta forcojnë rajonin tone. Vetëm kështu do mund të finalizojmë qëllimin tonë, integrimin e plotë në BE. Mirësevini në Kolegjin e Evropës, jini të guximshëm, jini evropianë.