Shqipëria fitoi 3-0 ndaj Lihtenshtejnit, në miqësoren e luajtur në Hungari. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në sulm, përballë një rivali që kishte menduar vetëm për t’u mbrojtur. Asllani tentoi në minutën e 12-të, por vetëm rrjetë e jashtme. Në të 22-tën, radhën e kishte Bajrami nga goditja e dënimit, topi u ndal në mur.
Armando Broja, në minutën e 31’-të çeli siparin e golave, për djemtë e Syvlinho, për të vijuar me një përlë, nga goditja e dënimit, nga Jasir Asani, në fillmin e pjesës së dytë e për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm, 3 me 0, mendoi “fantazisti”, Ernest Muçi, falë një rrëmuje në zonën kundërshtare.
Pas kësaj fitoreje, tashmë Kombëtarja jonë mendon për miqësoren e radhës, atë të 7 qershorit, ndaj skuadrës së Azerbajxhanit dhe vetëm 8 më vonë do të ndeshen me “Të Kaltërit” e Italisë, në sfidën hapëse, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.