Vendosni fjalën kyçe....

Akuza e fortë e Argita Malltezit: Altin Dumani ka fshehur përgjimet e SKY që dokumentojnë vjedhjen e votave


Vajza e kreut të Rithemelimit Sali Berisha, Argita Malltezi, ka bërë një akuzë shumë të fortë ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani se ka fshehur përgjimet e aplikacionit SKY, që dokumentojnë vjedhjen e votave.

Ajo deklaroi mbrëmjen e djeshme se kur kanë mbërritur përgjimet e aplikacionit SKY në janar të vitit 2023, ka pasur përgjime të zyrtarëve shtetërorë e kriminelëve për vjedhjen e votave, ndërsa askush nuk e di sot se çfarë kë ndodhur me to pasi janë fshehur nga Dumani.

E ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews.al,  ajo akuzoi Dumanin se po pengon hetimet e disa dosjeve kyç përfshirë ato 339 e 184 për zgjedhjet, çështjen e inceneratorëve dhe dosjen “Metamorfoza” për të mbrojtur kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Malltezi tha se me dosjet 339 e 184 për zgjedhjet po bëhet ping-pong për  të penguar hetimin e tyre e për të amnistuar kryeministrin Rama.

“Mund të ketë që thonë Berisha e sulmon Dumanin për çështjen e klubit Partizani, pra për rastin e tij. Klubi Partizani ka filluar në 2020-ën me kallëzim të rremë të Taulant Ballës, Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, sot ministër i Brendshëm. Nuk ka qenë Altin Dumani atëherë, por Altin Dumani duhet të japë llogari përpara ligjit dhe shqiptarëve për një sërë problemesh që lidhen me mbarëvajtjen jo thjesht të drejtësisë po me interesa jetike të vendit të cilat janë dhunuar. T’i marrim  me radhë. Marrim krimin elektoral.  Dosjet 184 dhe 339 të Shijakut janë duke përë ping-pong vetëm e vetëm që të mos hetohen, që të aministohet Rama. Por më e tmerrshme akoma Metamorfoza e famshme ka ardhur me dy komponentë kryesorë. Njëri ka qenë krimi dhe bisedat e kriminelëve me njëri-tjetrin për vrasjet etj me radhë. Komponenti tjetër i rëndësishëm ka qnë krimi elektoral dhe kurka ardhur dosja në janar të 2023-shittë gjithë zyrtarët e lartë kanë pasur një tërmet për sa i përket zbulimit të telefonatave, mesazheve me njëri-tjetrin por edhe me bandat për sa i përket krimit elektoral. Askush nuk ka dëgjuar më se çfarë është bërë me këtë komponent sepse ai është amnistuar nga Dumani. Është amnistuar pjesa tjetër e krimit. U lëshuan 53 mandate, u ekzekutuan 5 mandate, 5 të tjerë ishin në burg, të gjithë të tjerët ikën. Të gjithë krerët e shtatë familjeve kryesore mafioze  kanë ikur. Dosja dihej që në janar të 2023-shit. Një vit e gjysmë më  pas u lëshuan fletëarrestet.” – deklaroi Argita Malltezi.