Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, kur do mbahet tubimi i radhës


Është mbyllur protesta e sotme e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës, e cila mbahet pas skandalit të aferës të dosjes 5D.

Protestuesit janë larguar pas 1 orë e gjysmë proteste. Ata dogjën goma përpara godinës së Bashkisë, ndërsa lëshuan thirrje të vazhdueshme për lirimin e liderit të PD-së së Rithemelimit Sali Berisha.

Është lajmëruar se protesta e radhës përpara Bashkisë së Tiranës do të mbahet më datë 10 qershor.

Ndërkaq, opozita ka paralajmëruar se ditën e enjte do të protestojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë.