Vendosni fjalën kyçe....

Rama për investigimin e RAI3: Gjysmë të vërteta në gjuhë të huaj, në dokumentar personazhe të errët


Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka komentuar investigimin në RAI3.

Rama tha se shqiptarët pa atdhe po tentojnë të shkelojnë vendin dhe arritjet. Ai tha se në dokumentar kishte gjysmë të vërteta në gjuhë të huaj. Sipas Ramës, në dokumentar u shfaqën personazhe të errët, që janë dënuar nga drejtësia e re.

“Dokumentari kishte gjysmë të vërteta me gjuhë të huaj. Është sulm mbi flamurin tonë kombëtar dhe mbi popullin shqiptar. Unë kam krenari për Shqipërinë dhe për emrin shqiptar. Shqiptarët kudo që jetojnë nuk do jenë kurrë vetëm. As ata e as Shqipëria nuk e ulin më kokën. Këto janë sulme ndaj popullit shqiptar.

Ata thanë se nuk e kanë me Shqipërinë e shqiptarët, ama dëmin ia kanë bërë shqiptarëve. Kanalet e ujërave të zeza në Tiranë u dërguan në Itali. Këta janë shqiptarë pa atdhe, që shajnë e shpifin, por që vetëm humbasin. RAI3 dha dy shfaqje të neveritshme. U përdorën për dokumentarin figura të errëta, njerëz që janë dënuar nga drejtësia e re”, u shpreh Rama.

Ndërkohë më tej Rama shprehet se ky është një intvestigim pa fakte dhe bën thirrje që shqiptarët mos ti bashkohen fjalëve të opozitës ku thotë ti braktisin përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre.

“U mbars mali për të pjellë një mi. Ishte një investigim italo-shqiptar pa fakte. Ua thash në mes të Italisë së ç’ishtë ai pseudo investigim i tyre. Nuk iu shmanga ballafaqimit dhe e publikova të pacensuruar.

Unë e kam më shqiptarët e zakonshëm, mos i falni më. Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre.

Pakica të mos i bashkohet shumicës nëse nuk do por mos të bashkohet me ata sepse nuk i duhen më as dreqit.

Ky vend ka mbaruar punë me atë shpirtkeq që e persekuton që në 1992”, tha ai.

Kreu i qeverisë tha se vendin nuk e ndal më asgjë, pavarësisht nga përpjekjet sipas tij që bëhen për të hedhur baltë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Shqipërinë nuk e ndal më asgjë dhe nuk ia përcakton më të ardhmen askush përveç nesh, shqiptarëve këtu. Kokën lart dhe vetëm përpara”, deklaroi Rama.