Vendosni fjalën kyçe....

Qëndrimi i Ramës për RAI3, reagon Berisha: Ke zëvendësuar flamurin e Skënderbeut me atë të karteleve të drogës


Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama sot, ka ardhur reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha e cilëson kreun e qeverisë armik të popullit dhe personin që ka zëvendësuar flamurin e Skënderbeut me atë të karteleve të drogës.

Ish-kryeministri tha se “Për sa kohë Rama kontrollon një drejtësi që nuk sheh, nuk flet, e nuk dëgjon, u takon shqiptarëve që të mos braktisin vendin dhe të ardhmen, por të largojnë me çdo çmim bandën kriminale që ka kapur çdo qelize të shtetit dhe Edi Ramën si kapobandën e saj”.

 

Postimi:

Të dashur miq, sot, qelbin e zullumeve të Ramës, shqiptarët nuk e dëgjojnë më vetëm nga opozita dhe mediat ndërkombëtare, por bash nga goja e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë! Numrin 2 të qeverisjes së tij. Në fakt e kanë degjuar dhe më parë me veshët e tyre në audiot e dosjes 339 dhe 184 të botuara nga “Bild”!

Edi Rama i lerosur në llumin e rrjeteve kriminale që e komandojnë atë dhe Shqipërinë, nxiu imazhin e Shqipërisë, kanabizoi Shqipërinë, shpopulloi sa askush tjetër në shekuj Shqiperinë, vjedh shqiptarët  dhe sipas tij fajin ia kanë të tjerët që mjaftoi një emision ta nxirrte siç është.

Lidhjet jo vetem të Olsit, por direkt të tij me kartelet e drogës dhe grupet kriminale, kanabizimi i Shqipërisë, narkoshteti, parajsa e larjes së parave me kriptomonedha dhe lejet e ndërtimit që i lëshon veç ai. Të gjitha këto tashmë thuhen dhe shkruhen në të gjitha gjuhët kryesore të botës. 35% e shqiptarëve e kanë braktisur Shqiperinë për shkak të drejtimit të tij.

Po për sa kohë Rama kontrollon një drejtësi që nuk sheh, nuk flet, e nuk dëgjon, u takon shqiptarëve që të mos braktisin vendin dhe të ardhmen, por të largojnë me çdo çmim bandën kriminale që ka kapur çdo qelize të shtetit dhe Edi Ramën si kapobandën e saj!

Për të gjitha këto Edi Rama e di mirë që ka ardhur koha kur shqiptarët do ta braktisin dhe do ta degdisin aty ku e meriton, në koshin e turpit të historisë.

Së fundmi i them, Edi Rama ti që zëvendësove flamurin e Skenderbut me flamurin e zi të karteleve më në zë të drogës, nuk je shqiptar, por armik i egër i kombit shqiptar. Verdikti i historisë është dhënë, do ndryhesh në banesën e turpit të saj! #sb