Pavarësisht thirrjeve për një armëpushim, Izraeli ka rinisur granatimet në të gjithë Rripin e Gazës, disa orë pasi u njoftua për vdekjen e katër pengjeve të tjerë të mbajtur në enklavë.
Granatimet u raportuan në qytetin e Gazës, në veri dhe vendbanimin Bureij, në qendër të Gazës.
Në Deir el-Balah, në Rripin qendror të Gazës, tetë policë u vranë, sipas raportimeve nga Hamas.
Ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore goditën “65 objektiva terroristë” gjatë ditës së hënë.