Deputetja e PL, Monika Kryemadhi foli në “Real Story” për raportin me Ilir Metën dhe situatën politike të krijuar në Partinë e Lirisë.
Kryemadhi pohoi se me Metën nuk ka asnjë komunikim në rafshin politik.
Ndërsa tha se nëse ka diçka i shkruan duke përmendur se komunikon për situata shëndetësore.
“Jemi njerëz të çuditshëm, mund t’i bëjmë me kodifikime. Nëse do të kem nevojë për të komunikuar i shkruaj, por nuk e kam parë të arsyeshme , për situata shëndetësore. Politikisht sigurisht që jo”-tha Kryemadhi.