Kryetari i grupit Parlamentar të PD, ka folur në Komisionin e Ligjeve në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u vendos mbarimi i mandatit për kreun e KLP Alfred Balla.
Bardhi tha se Balla ka qenë pjesë e proceseve të rëndësishme ndërkohë që KPA kishte marrë vendimin për përjashtimin e tij prej 15 vitesh nga organet e drejtësisë.
Sipas tij, kjo ka ndikuar në cenimin e besueshmërisë dhe integritetit të KLP.
“KLP, për më shumë se 5 vite ka pasur kryetar një person që sipas Kushtetutës, nuk mund të ushtroje profesion në organet e drejtësisë për 15 vite. Kryetari i saj ka qenë në kushtet e pazgjidhshmërisë në atë pozicion. Ka marr pjesë në procese të rëndësishme në organet e drejtësisë së re.
Sa e ka cënuar kjo vendimmarrjen e KLP dhe sa ka kontribuar kjo në forcimin e besimit të publiku tek KLP? Në gjykimin tim një person që është në kushtet e pazgjidhshmërisë cenon rëndë besimin e publikut dhe integritetit të KLP” ka deklaruar ai.