Në konferencën e përbashkët me khomologen italiane Giorgia Meloni, kryeministri Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve duke sqaruar se nuk është kërkuar asnjë euro për tu përfituar nga pala shqiptare lidhur me këtë marrëveshje.
Sipas tij, përfitime mund të ketë vetëm komuniteti lokal ku do strehohen emigrantët, por edhe këto kalkulime nuk i kanë bërë.
Rama: Unë e kam përsëritur vazhdimisht që ky proces i përfshirjes së Shqipërisë në komunitetin e vendeve demokratike, i anëtarësimit të saj në NATO apo anëtarësimit të saj në BE si dhe fakti që Shqipëria më në fund pas qindra vjetësh nën perandori dhe regjime të imponuara ka zgjedhur të jetë pjesë e këtij komuniteti dhe për këtë ka aleat strategjik BE dhe SHBA, ashtu sic ka të gjitha të mirat ka edhe pjesën që është sfiduese. Pra raportet në këtë komunitet nuk janë menu që kur ti do të jesh i ndihmuar, kur ti do të kesh mundësi për të investuar në një rruga të daljes përfundimtarë nga tuneli dhe ngjitjes në majë ku shqiptarët aspirojnë dhe nga ana tjetër posi këto i ke marrë, kur vjen puna tek sfidat dhe ato momente që nuk janë momente lumturie, të thuash jo.
Ne mund të thoshim jo sic thanë të tjerët kur ata në Kabul u lanë në mëshirën e fatit, por duke qenë një vend që jemi në NATO, ama jemi të vetëdijshëm që nuk jemi një fuqi ushtarake për të përcaktuar fatet e luftërave ku futet NATO, na takon ne, mos harroni që jemi i vetmi vend që kemi pasur më shumë hebrenj sepse ne jemi lindur në një vend që në ADN e vet e ka të shkruar që “Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”. Nuk ishte një xhest i kalkuluar.
Ne nuk kemi kërkuar asnjë euro, se po të kishim kërkuar nuk do ishim ne. Çfarë do fitojë ekonomia lokale këtu nga kjo marrëveshje, ne nuk e kemi bërë këta kalkulim. Është e tmerrshme të shohësh sesi kjo marrëveshje është komentuar deri tek dhënia e tenderave të qendrës malavitës shqiptare. Gjithçka administrohet nga pala italiane.