Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi mbante në banesë një armë zjarri pa leje.
Gjatë kontrollit të banesës shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me krëhër e municion luftarak.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.