Vetëm pak orë pasi italiani Jannik Sinner mori për herë të parë në histori kryesimin e renditjes botërore të tenistëve, spanjolli Carlos Alcaraz e eliminoi atë në një gjysmëfinale spektakolare në Roland Garros. Spanjolli fitoi 3-2 me sete, pas më shumë se 4 orësh lojë.
Në finale të dielën, Alcaraz do të përballet me Alexander Zverev. Kjo është finalja e tretë Grand Slam për 21-vjeçarin pas atyre të US Open dhe Wimbledon, duke u shndërruar kështu në tenistin e parë në histori që arrin tre finale në tre terrene të ndryshme (çimento, bar dhe në fushën me dhe) në këtë moshë.
Alcaraz arrin këtë sukses të jashtëzakonshëm në këtë moshë fare të re, duke lënë pas legjenda të këtij sporti si Andre Agassi, Bjorn Borg, Rafael Nadal, Jim Courier dhe Mats Wilander. Ky arritje e konfirmon atë si një nga talentet më premtuese dhe të suksesshme në botën e tenisit.