Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 200 të vrarë dhe 400 të plagosur nga sulmi izraelit për lirimin e pengjeve


Të paktën 210 persona janë vrarë dhe më shumë se 400 janë plagosur si rezultat i operacionit izraelit për të shpëtuar katër pengje në Gazën qendrore, kanë përditësuar autoritetet palestineze.

Operacioni i forcave izraelite të sigurisë u zhvillua në zonat e Nuseirat, Deir al-Balah dhe al-Zaëaideh.

Të vrarët dhe të plagosurit po mbërrijnë në dy spitale në Gaza, Spitalin Al-Aëda në Nuseirat dhe Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir al-Balah.