Vendosni fjalën kyçe....

Shkeli perimetin e sigurisë, ndëshkohet drejtuesi i mjetit ujor në Palasë


Drejtuesi i një mjeti ujor në plazhin e Palasës është gjobitur me 100 mijë lekë të reja e po kështu i është sekueestruar mjeti ujor.

Sipas policisë, i riu me iniciale K.L ka shkelur perimetrin e sigurisë duke vënë në rrezik jetën e pushuesve.

Njoftimi

“Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e ????Palasës, duke bërë bllokimin e një mjeti lundrues Jet Ski që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin K. L., me masën administrative 100 000 lekë të rinj si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues në Portin Himarë”