Vendosni fjalën kyçe....

Kili do instalojë kamerën më të madhe në botë të astronomisë


Me një rezolucion mbi 3.2 gigapiksel, një peshë gati tre tonësh dhe detyrën ambicioze për të kryer një eksplorim të paparë në një dhjetëvjeçar, kamera dixhitale më e madhe e ndërtuar ndonjëherë për astronominë optike është gati për t’u instaluar nën qielli i pastër të Kilit verior.

Pjesët e nevojshme për “Observatorin Vera C. Rubin”, që përfshin një teleskop me bazë tokësore dhe kamerën, udhëtuan me disa automjete deri në majën e Cerro Pachón në rajonin Coquimbo, në skaj të shkretëtirës Atacama, rreth 565 kilometra në veri të kryeqytetit Santiago.

“Gjithçka që na nevojitej për operacionet është tani në majë dhe gati shpresojmë ta ëmë në punë pak më vonë këtë vit,” tha Stuartt Corder, zyrtari kryesor shkencor i shoqatës AURA të universiteteve dhe zëvendësdrejtor i qendrës NOIRLab, që do funksionojë me observatorin.

Sipas faqes së internetit, Observatori Rubin është një sistem i ndërlikuar dhe i integruar, i përbërë nga një teleskop tokësor me fushë të gjerë tetë metrash, kamera dhe një sistem të automatizuar i përpunimit të të dhënave.

Ai do prodhojë afërsisht 20 terabajt të dhëna në natë dhe eksplorimi i tij dhjetëvjeçar do prodhojë një bazë të dhënash prej 15 petabajt.