Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Laç-Fushë Mamurras, humb jetën 43-vjeçari


Një 43-vjeçar ka mbetur i vdekur pas një aksidenti automobilistik në rrugën Laç-Fushë Mamurras.

Dyshohet se viktima, banues në Bushnesh ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me pengesën mbrojtëse.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.