Vendosni fjalën kyçe....

Durrës, tentuan të fusin 35 mijë euro në Shqipëri përmes portit, 4 të arrestuar 


Katër persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të fusin 35 mijë e 755 euro në Shqipëri përmes portit të Durrësit

Sipas policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit D. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, A. I., 48 vjeç, banues në Fier, T. B., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe F. F., 25 vjeç, banues në Elbasan të cilët morën paratë që mos t’i deklaronin në kufi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vëprime të mëtejshme, për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të operacionit të koduar “Next”, të zhvilluar në bashkëpunim me DVP Durrës dhe autoritetet doganore, kanë goditur një rast të tentativës për të futur në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, pa e deklaruar.   

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll autobusin me drejtues shtetasin D. M. Gjatë kryerjes së kontrollit nga Policia, ky shtetas ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. M. (shoferi i parë i autobusit) dhe shtetasi A. I. (shofer i dytë i autobusit), po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore, e kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë shtetasve T. B. dhe F. F., të cilët udhëtonin me një automjet tjetër.      

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, shërbimet e Policisë gjetën 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:  

M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, A. I., 48 vjeç, banues në Fier, T. B., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe F. F., 25 vjeç, banues në Elbasan. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vëprime të mëtejshme, për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.