Vendosni fjalën kyçe....

Hamasi mbështet rezolutën e Këshillit të OKB-së për armëpushim në Gaza


Hamasi ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbështetur marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga presidenti amerikan Joe Biden.

Grupi militant tha se ishte gati të bashkëpunonte me ndërmjetësit mbi zbatimin e parimeve të planit.

“Hamasi mirëpret atë që përfshihet në rezolutën e Këshillit të Sigurimit që konfirmoi armëpushimin e përhershëm në Gaza, tërheqjen e plotë, shkëmbimin e të burgosurve, rindërtimin, kthimin e të zhvendosurve në zonat e tyre të banimit, refuzimi i çdo ndryshimi demografik apo zvogëlimi në zonën e Rripit të Gazës dhe shpërndarjen e ndihmës së nevojshme për popullin tonë në Rrip”, tha Hamasi në një deklaratë.