Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja po shqyrton marrëveshjen e njëanshme me Hamasin


Zyrtarët në Uashington mund të arrijnë një marrëveshje me militantët e Hamasit për të siguruar lirimin e pengjeve amerikanë në Gaza, raportoi të hënën NBC, duke cituar njerëz të afërt me diskutimet.

Pesë shtetas amerikanë mendohet se mbahen në Gaza, së bashku me trupat e tre të tjerëve që besohet se janë vrarë gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit tetorin e kaluar.

Sipas raportit, nëse bisedimet e armëpushimit që përfshijnë Izraelin dështojnë, SHBA do kërkonte të arrinte një marrëveshje të njëanshme me grupin pa pjesëmarrjen e autoriteteve izraelite. Në vend të kësaj, ajo do ndërmjetësohej nga Katari.

Burimet e NBC nuk dhanë hollësi se çfarë mund t’i premtojë SHBA-ja, Hamasit në këmbim të lirimit të pengjeve.

Megjithatë, ata vunë në dukje se militantët mund të mirëpresin një mundësi për të arritur një marrëveshje të njëanshme me Uashingtonin në mënyrë që të ushtrojë presion mbi marrëdhëniet e tij me Izraelin dhe ndoshta të detyrojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të pajtohet me modelin e tanishëm të Hamasit të propozimit të armëpushimit.

Zyrtarët amerikanë të Shtëpisë së Bardhë refuzuan të komentojnë.

Hamasi rrëmbeu rreth 250 pengje gjatë sulmit të tij më 7 tetor ndaj Izraelit. Rreth gjysma e robërve u shkëmbyen me të burgosur palestinezë gjatë një armëpushimi njëjavor në nëntor dhe shtatë të tjerë u shpëtuan gjatë bastisjeve nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Misioni i fundit i shpëtimit u zhvillua javën e kaluar në Nuseirat në Gaza qendrore, duke ccuar në lirimin e katër robërve, përfshirë shtetasin rus Andrey Kozlov.