Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK.
Nuk dihen ende arsyet e thirrjes së saj në Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë në dhjetor të vitit të kaluar, Monika Kryemadhi pranoi se ishte në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme, e tha se është e hapur të përballet me drejtësinë.
Ndërkohë më 11 prill 2024 SPAK mori në pyetje për gati 5 orë nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi. Burimet nga Prokuroria e Posaçme bënë me dije se ajo kishte dhënë sqarime ne lidhje me pasurinë, ne kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit për lobimin në SHBA.