Vendosni fjalën kyçe....

Shefat e BlackRock dhe Microsoft do i bashkohen Samitit të G7-së në Itali


Shefat ekzekutivë të Microsoft Corp. dhe BlackRock Inc. do bashkohen me krerët e G7 që do mblidhen në një samit në Itali këtë javë për të mbështetur shtytjen e kryeministres italiane Giorgia Meloni për të investuar në vendet në zhvillim.

Të bashkëorganizuar nga Meloni dhe presidenti i SHBA-së Joe Biden, të ftuarit do përfshijnë Satya Nadella të Microsoft dhe Larry Fink të BlackRock, si dhe krerët e kompanive italiane të energjisë Claudio Descalzi të ENI SpA dhe Flavio Cattaneo të Enel SpA, sipas tre personave të njohur me listën e të ftuarve. i cili kërkoi të mos përmendet kur diskutohej për çështje private të takimeve.

Microsoft dhe Enel nuk pranuan të komentojnë. BlackRock dhe ENI nuk i kthyen menjëherë kërkesat për koment.

Si pjesë e një strategjie për të frenuar ardhjen e emigrantëve në ujërat italiane nga Afrika, Meloni ka shtyrë një plan zhvillimi për kontinentin dhe do zbulojë projekte për sigurinë e ushqimit, klimës dhe energjisë në samit, raportoi së fundmi Bloomberg Neës.

Plani përfshin zhvillimin e instrumenteve të reja financiare për të ndihmuar në nxitjen e rritjes në kontinent, një nismë për energjinë dhe një të veçantë për ushqimin që do promovojë projekte specifike bujqësore në sektorë të tillë si kafeja.

Kolektivisht, anëtarët e G7 kanë punuar për të rritur shtrirjen në Jugun Global për të kundërshtuar ndërhyrjet diplomatike të bëra nga nisma e Kinës “Një brez dhe një rrugë”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Bloomberg