Kosova ka përkujtuar datën 12 qershor, duke festuar 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit, që simbolizon hyrjen e trupave paqeruajtëse të NATO-s në territorin e saj. Ky moment historik ka pasuar fushatën ajrore të kryer nga Aleanca Veri-Atlantike kundër forcave ushtarake dhe policore serbe, një përpjekje e vendosur për të ndaluar vuajtjet e popullsisë shqiptare në Kosovë.
Në shenjë të këtij jubileu, NATO ka bërë një postim në faqen e saj zyrtare, duke kujtuar edhe njëherë ndërhyrjen e saj, gjë që ishte një moment historik për lirinë e popullit shqiptar. “Sot shënohen 25 vjet nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Misioni ynë mbetet i fokusuar në ruajtjen e një mjedis të sigurt dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e OKB-së”, thuhet në njoftim.
Today marks 25 years of NATO’s Kosovo Force peacekeeping mission.
The mission works to maintain a safe and secure environment and freedom of movement for all people in Kosovo, impartially and in line with its UN mandate.
Learn more about @NATO_KFOR ⤵️ pic.twitter.com/GxvK2J8dxp
— NATO (@NATO) June 12, 2024