Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur në SPAK.
Meta paraqitet në Prokurorinë e Posaçme një ditë pas bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.
Teksa futej në Prokurorinë e Posaçme, Meta sulmoi sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin.
“Dumdumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës. Unë po shkoj te Dumdumani, kur të dal do ju tregoj”, tha Meta