Mijëra hektar tokë, apartamente, vendparkim, 12 makina dhe llogari bankare, pasuri në total me vlerë rreth 1.8 milion euro që u sekuestruan një ditë më parë (12 qershor) me firmë të gjykatës së Fierit dhe kërkesë të prokurorisë së këtij qytetit, janë në pronësi të 36 vjeçarit Arbër Muca.
Kjo pasuri dyshohet se është vënë nga aktiviteti kriminal i trafikun e drogës.
NJOFTIMI I POLICISË
“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Abër Muca, 36 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.
Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë:
- 2 sipërfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;
- 3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;
- njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;
- njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;
- njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;
- apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;
- 1 vendparkim në Tiranë;
- 12 automjete;
- 2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.
Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale”.