Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania i bën thirrje Izraelit dhe Hamasit të zbatojnë propozimin e armëpushimit të mbështetur nga OKB-ja


Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që të zbatojnë planin e armëpushimit në Gaza të mbështetur nga OKB-ja.

Duke folur me gazetarët gjatë samitit të G7 në Itali, Scholz tha se liderët kanë diskutuar çështjet ndërkombëtare dhe luftën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

“Siç e dini, presidenti amerikan prezantoi një plan disa javë më parë, i cili përshkruan me detaje se si mund të lirohen pengjet, si mund të krijohet gradualisht paqja dhe si mund të vendoset një armëpushim”, tha ai.

“Ne e kemi mbështetur bashkërisht këtë plan dhe gjithashtu mirëpresim që Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka bërë të njëjtën gjë. Tani është e rëndësishme që të gjitha palët ta zbatojnë atë. Ne po i bëjmë thirrje Hamasit në veçanti që të japë pëlqimin e nevojshëm, në mënyrë që kjo të funksionojë”,  ai shtoi.

Udhëheqësit e vendeve të G7 u mblodhën në rajonin jugor italian të Pulias të enjten për një samit vjetor tre-ditor për të diskutuar çështjet globale, çështjet e sigurisë, migrimin dhe ndryshimet klimatike.

Udhëheqësit, duke përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden, kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe presidentin francez Emmanuel Macron, diskutuan për Lindjen e Mesme gjatë një drekë pune të organizuar nga kryeministrjai italiane Giorgia Meloni.

VINI RE: Ky material ështëm pronësi intelektuale e Anews