Vendosni fjalën kyçe....

Protesta para Bashkisë, Këlliçi i drejtohet Rrumbullakut e Vocajt: Po dhunuat qytetarët, e keni personale çështjen me PD-në


Belind Këlliçi, drejtues poltik i PD-së për degën e Tiranës, i ka drejtuar një paralajmërim të hapur Policisë së Shtetit nga protesta para Bashkisë së Tiranës.

“Guxoni prekni qytetarët, jeta është shumë e gjatë. Do e keni personale me qytetarët dhe Partinë Demokratike, qoftë ti Met Rrumbullaku qoftë ti Tonin Vocaj, qoftë ai hajduti i bashkisë”, tha Këlliçi.

Ai u shpreh se beteja do të vijojë deri në fund dhe nuk do të tërhiqemi.

“Demokratë mos u mërzisni, me betejën tuaj, me qëndresën tuaj, ia dolëm të shembim planin e Edi Ramës që donte të linte vendin pa opozitë.

Për një të vërtetë shumë të madhe ju ftojmë të qëndroni, në Bashkinë e Tiranës është një hajdut, një fundërinë si Erion Veliaj, i cili do të marrë faturën që i takon”, tha Këlliçi.