Nga protesta para bashkisë së Tiranës, shefi i organizimit të PD-së Klevis Balliu, tha se kjo parti është më e fortë se kurrë, më e bashkuar se kurrë.
Balliu tha se sot ata fshihen si minj, ndërsa i drejtoi një thirrje Policisë së Shtetit që të bashkohen me qytetarët.
“Nëse jeni në shërbim të shtetit dilni dhe bashkohuni me qytetarët kundër Edi Ramës, Erion Veliajt, nëse jeni në shërbim të partisë, rrini aty ku jeni.
Një herë në dy javë dalin takimet e Edi Ramës me njerëzit e krimit. Këta nuk janë qeveri, janë një bandë hajdutësh.
Koha ka ardhur për të vepruar dhe për ti larguar, ata të cilët flasin kur digjet goma dhe e quajnë dhunë, por kur shembin shtëpitë e qytetarëve që Erion Veliaj të bëjë dy pallate, çfarë quhet?”, tha Balliu.
Duke iu drejtuar Policisë së Shtetit, ai tha se sikur ajo të shkonte në Shkodër apo në Krujë sikundër rrethon protestuesit e opozitës, njerëzit e krimit dhe bandat nuk do të vidhnin zgjedhjet.
Balliu tha se kjo mazhorancë ka frikë edhe nga emri i Sali Berishës, as emrin nuk ia përmendin dot.
“Policë hapini rrugën qytetarëve, ata duhet ti kthejnë Bashkinë qytetit”, tha Balliu.