Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër ka marrë përmasa të mëdha teksa flakët kanë përpirë disa banesa.
Përveç zjarrfikësve në vendngjarje, priten të mbërrijnë edhe mjetet nga Ulqini dhe Malësia e Madhe.
Shumë banorë janë evakuuar nga banesa afër shtëpisë që ka marrë flakë në rrugën ‘Ndoc Mazi’.
“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri. Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.’, njofton policia.