Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se ra në kontakt me rrymën teksa punonte të Porti në Porto Romano, ndërron jetë 35-vjeçari


Një 35-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Durrës pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Shtetasi K.M ishte duke punuar tek Porti në Portoromano. Ndërsa policia ka shoqëruar personat përgjegjës për veprime hetimore e proceduriale.

Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 15, Durrës, shtetasi K. M., rreth 35 vjeç, duke punuar tek Porti në Portoromano dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.