Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në tregun e Shkodrës, ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët masive


Një zjarr masiv ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër. Për të luftuar këtë zjarr janë mobilizuar një helikopter Cougar dhe një grup efektivësh të Forcave Ajrore të Shqipërisë.

Zjarri ka nisur brenda tregut dhe është përhapur shpejt në banesat pranë, duke shkatërruar pesë prej tyre.

Gjithashtu, 25 njësi tregtare janë përfshirë nga flakët, ku rrobat e përdorura kanë kontribuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Ekipet zjarrfikëse dhe forcat ajrore po punojnë intensivisht për të shuar flakët dhe për të shmangur dëme të mëtejshme.