Policia ka vendosur në pranga një 27-vjeçari, i cili qëlloi me armë zjarri në vendin e quajtur “Kuzum Baba” në lagjen “Partizani”, duke rrezikuar banorët e zonës.
I riu nga Vlora u kap nga policia duke lëvizur me kallashnikov me vete. Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe 1 mjet prerës biçak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Në zbatim të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni i koduar “Strike 14 “, për goditjen e një rasti në fushën e mbajtjes pa leje të armëve.
Lëvizte me armë zjarri, vihet në pranga 27-vjeçari. Ky shtetas u kap në flagrancë pasi kishte qëlluar në ajër, me armën e zjarrit.
Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës biçak, që iu gjetën 27-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.
Në zbatim të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, finalizoi operacionin e koduar “Strike 14 “, për kapjen e tij.
Si rezultat, u arrestua shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi kshte qëlluar me armë zjarri në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, në lagjen “Partizani”, duke rrezikuar banort e zonës.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. S. i është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe 1 mjet prerës biçak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.