Deputeti i PD-së Luan Baçi pohoi mbrëmjen e sotme se kryeministri Rama është i humburi i madh i z zgjedhjeve të ardhshme.
I ftuar në rubrikën Kjo Javë në News24 ai tha se kreu i qeverisë do përballet me një opozitë më të fortë në zgjedhjet e 2025-ës dhe se i ka ditët e numëruara.
Demokrati tha gjithashtu se gjykata duhet ta lërë të lirë Berishën pasi nuk ka asnjë provë kundër tij.
“Edi Rama është i humburi i madh i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Janë të dukshme aktet korruptive të kësaj qeverie. Të kesh 700-800 mijë shqiptarë që kanë ikur në mënyrë masive, që të kesh pagat më të ulëta në rajon, të kesh bujqësinë në pikë të hallit, sepse subvencionet vidhen, mëkeq se kaq nuk mund të shkojë vendi. Një mazhorancë e tillë nuk mund të jetë asesi fituese e zgjedhjeve.
Por Rama e mbështet fushatën e tij tek frika që ngjall tek qytetarët. Rama do të përballet me një opozitë të fortë më 2025. Rama ka ditët e numëruara. Demokratët do të shohin se çfarë do të ndodhë, kur Sali Berisha të dalë nga arresti shtëpiak. Edhe zonja Malltezi si anëtare e PD ka të drejtë të garojë dhe kushdo që ka dëshirë të garojë. Berisha është nën hetim dhe në arrest shtëpie pa akuzë. GJKKO duhet të lërë të lirë Berishën, është domosdoshmëri për demokracinë dhe pluralizmin në vendin tonë. – tha Baçi.