Shkruani me gishta? Shtypni shpejt? Një indian nga Delhi, Vinod Kumar Chaudhary, po përpiqet të thyejë rekordin botëror për shtypjen e tastierës me hundë.
Chaudhary po përpiqet të thyejë rekordin e mëparshëm botëror prej 26.73 sekondash, të mbajtur, çuditërisht, nga ai vetë. Ai gjithashtu mban rekordin për shtypjen e alfabetit mbrapsht me njërën dorë.
“Të shtypësh me hundë është një detyrë shumë e vështirë, sepse gjatë shtypjes lëviz kokën andej-këtej dhe pasi të shkosh në shtëpi do të ndihesh i trullosur”, tha Chaudhary.
“Keni shumë presion në sy. Keni shumë presion edhe në kokë”.