Italia ka mundur Shqipërinë në ndeshjen e parë në Grupin B. Pas një fillimi të mirë me golin më të shpejtë në historinë e evropianëve nga Nedim Bajrami, Italia e vuri shpejt lojën nën kontroll duke shënuar dy gola të shpejtë pa u mbyllur pjesa e parë.
Me fillimin e pjesës së dytë Shqipëria u paraqit më mirë por pa mundur të gjejë golin e barazimit në një ndeshje që u kontrollua nga kombëtarja italiane.
Shqipëria e luan me Kroacinë ndeshjen e dytë në grup katër ditë më vonë, më 19 qershor ndërsa Italia do ndeshjet me Spanjën.