Vendosni fjalën kyçe....

Salvadori djeg kokainë me vlerë 67 milionë dollarë (Video)


Autoritetet e Salvadorit kanë djegur një sasi të madhe kokaine, me vlerë rreth 67.5 milionë dollarë, e sekuestruar si pjesë e goditjes ndaj trafiqeve të ndryshme në vend.

Kokaina u kap në maj, më shumë se 1000 kilometra larg brigjeve të El Salvadorit.

Shtatë burra u arrestuan si rezultat i operacionit, dhe sasia e kapur u dogj në një zjarr gjigant në qytetin e Ilopango.

Qeverisja e Presidentit Nayib Bukele ka parë një goditje të gjerë ndaj bandave në Salvador, me mijëra anëtarë të grupeve kriminale të arrestuar e burgosur.