Vendosni fjalën kyçe....

Begaj në Berlin, takim me Presidentin gjerman: Mora garanci për integrimin në BE


Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj është takuar sot me presidentin e Republikës Federale Gjermane, Frank- Walter Steinmeier.

Zyra e shtypit e presidentit informon se mes dy krerëve të shtetit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

“Presidenti mori garanci për mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE”, ‘informon zyra e shtypit.

Roli i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor i pazëvendësueshëm përballë sfidave që komprometojnë të ardhmen Euroatlantike’, tha presidenti Begaj duke nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë rajonal.

Vizita ne Gjermani

Prej 18 qershorit Presidenti Begaj ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në Republikën Federale të Gjermanisë me ftesë të Presidentit gjerman, Sh. T. Z. Frank-Ëalter Steinmeier.

Në Berlin, Presidenti Begaj do të takohet edhe me drejtuesit e shoqatave të Diasporës, me të cilët do të bisedojë mbi integrimin ekonomik, social dhe politik të shqiptarëve në Gjermani.

Pas Berlinit, Presidenti Begaj do të zhvillojnë një vizitë në Hamburg, ku do t’i bashkohet tifozëve kuqezi në “Volksparkstadion “ për të mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë në përballjen me Kroacinë në Euro 2024.

Më pas, Presidenti Begaj do të pritet në një takim zyrtar nga kryetari i këtij landi, Dr. Peter Tschentscher.

Gjithashtu, në agjendë është edhe takimi me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, zotin Manuel Sarrazin, si dhe me ish-raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.