Vendosni fjalën kyçe....

Sezoni turistik, pushimet e policëve anulohen deri më 15 shtator


Duke nisur nga 20 qershor dhe deri në shtator, asnjë punonjës policie nuk do të bëjë pushime verore. Ky është urdhri i fundit i marrë nga Policia e Shtetit.

Sipas informacioneve urdhri në fjalë është marrë në kuadër të mbarëvajtjes dhe sigurimit kushteve të sezonit turistik.

Kujtojmë se prej nisjes së sezonit turistik policia është angazhuar në terren, duke forcuar kontrollet dhe patrullat, për të siguruar rendin dhe sigurinë për pushuesit shqiptarë dhe ata të huaj.