Vendosni fjalën kyçe....

Kush është njeriu me mision “shpëtimin” e Emmanuel Macron-it


Në një ndalesë të fundit të fushatës, një mbështetës tërhoqi mënjanë Gabriel Attal dhe lavdëroi guximin e kryeministrit francez për luftimin e një beteje të pamundur elektorale të shkaktuar nga shefi i tij, Emmanuel Macron.

“Do doja të të shtrëngoja dorën,” i tha i moshuari-Attal-it në Perreux-sur-Marne, një periferi në lindje të Parisit.

“Por ju duhet t’i thoni presidentit të heshtë. Është ai që na ka futur në këtë rrëmujë”.

Shkëmbimi kapi vështirësitë me të cilat përballen si Attal ashtu edhe rreth 250 ligjvënës nga aleanca qendrore e Macron, të cilët kanë pak më shumë se dy javë për të shmangur një katastrofë në kutitë e votimit për partinë në pushtet.

Edhe ligjvënësit besnikë nga partia ‘Rilindje’ e Macron-it kanë shprehur privatisht shqetësimin, moskuptimin dhe zemërimin për vendimin tronditës të presidentit për të shpërndarë Asamblenë Kombëtare pas një humbjeje të rëndë ndaj së djathtës në zgjedhjet evropiane.

Të mbetur me pak kohë të mjaftueshme për të shtypur materialet e fushatës, disa nuk do e vendosin fytyrën e Macron në posterat apo fletushkat e tyre nga frika se do t’u humbiste votat.

Në vend të kësaj, disa po zgjedhin të shfaqen pranë 35-vjeçarit Attal, një mbrojtës i Macron i quajtur shpesh “fëmija Macron”, i cili u emërua kryeministër vetëm gjashtë muaj më parë, edhe pse ai ka pak mundësi për të mbajtur punën e tij pas raundit të dytë të votimit me 7 korrik.

Një komunikues i talentuar që konsiderohej një nga yjet më të ndritur në partinë e Macron, Attal i ofroi një mbrojtje të heshtur Macron-it te votuesit në Perreux-sur-Marne: “Këto janë zgjedhje legjislative, ne po votojmë për kryeministrin”.

Në sipërfaqe, Attal po luan rolin e ushtarit besnik duke udhëhequr fushatën që anketuesit parashikojnë se aleanca e Macron do e humbasë, me shumë gjasa që do çojë në një parlament të varur ose potencialisht edhe në një qeveri të së djathtës. Megjithatë, kryeministri po distancohet në mënyrë të hollësishme nga Macron ndërsa ai lufton për mbijetesën e tij politike dhe një kandidaturë të mundshme për presidencën franceze në vitin 2027.

Kryeministri Attal nuk ishte i përfshirë në rrethin e vogël të njerëzve me të cilët Presidenti Macron u konsultua përpara se të shpërndante Asamblenë Kombëtare, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje

Kryeministri nuk ishte i përfshirë në rrethin e vogël të njerëzve me të cilët Macron u këshillua përpara se të shpërndante Asamblenë Kombëtare, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje. Attal mësoi për vendimin vetëm pak para se të shpallej.

Ai iu lut Macron-it që ta shkarkonte atë nga detyra në vend të kësaj – duke u ufruar si kurban që është një mënyrë klasike për presidentët francezë për të zbutur krizat – por ai u kundërshtua.

Në një takim në pallatin Elysée të dielën, Attal u ul me një fytyrë të ngurtë, krahët e mbledhur, përballë presidentit, ndërsa disa ministra të tjerë e shikonin të ngrysur.

“Ishte vendim i një njeriu,” tha ministri i financave Bruno Le Maire për gazetën Le Monde, duke shtuar se as atij nuk i ishte marrë mendimi.

Ditë më vonë, Attal u hodh në betejë në përpjekje për të parandaluar një zhdukje elektorale, duke mbajtur gjithashtu vendin e tij të deputetit në distriktin Hauts-de-Seine në jug-perëndim të Parisit.

Në një darkë me Macron, disa aleatë të shquar i kërkuan presidentit të qëndronte mënjanë dhe të lejonte që Attal të ishte fytyra e fushatës.

Kryeministri gjithashtu kërkoi të mblidhte kolegët e tij deputetë të qendrës në një takim të martën që një pjesëmarrës e përshkroi si një “funeral”. Attal i nxiti të gjithë të lënë mënjanë emocionet dhe të përqëndrohen në fushatë.

Gabriel Attal bisedon me njerëzit gjatë një udhëtimi në mbështetje të Benjamin Haddad, kandidat për rizgjedhjen e tij në zonën e 14-të elektorale të Parisit

Një ish-deputet që ka qenë prej kohësh i afërt me Macron tha se të tjerët “ishin vërtet të mërzitur dhe nuk e kuptonin aspak” vendimin e presidentit.

“Ne do humbasim shumë deputetë, por po përpiqemi të arrijmë në rezultatin më pak të keq të mundshëm”, shtoi ai.

Aleanca centriste e Macron parashikohet të renditet në vendin e tretë, sipas një sondazhi të fundit të Cluster17. Ndërkohë, Rassemblement National (RN) e së djathtës e Marine Le Pen, ngritjen e së cilës Macron kërkoi të frenonte duke thirrur këto zgjedhje, pritet të kthejë shumicën e deputetëve, e ndjekur nga një grup i ri i majtë, Nouveau Front Populaire (NFP).

Vendet e Macron në Asamblenë Kombëtare mund të bien nga rreth 250 nën 100, sipas sondazhit.

Karl Olive, një deputet në largim i Rilindjes së Maçron-it në distriktin Yvelines, i cili tha se mbështeti thirrjen e presidentit për zgjedhje të parakohshme, tha se Attal ishte një lojtar kyç: “Gabriel e bën punën. Është ai që mishëron aftësinë për të folur si me të majtën ashtu edhe me të djathtën, ai mund t’i qetësojë gjërat.”

Attal është një prodhim i pastër i epokës së Macron. Ai filloi si ndihmës i një zyrtari socialist përpara se të zgjidhej si një nga deputetët që u bashkuan me Macron në mandatin e tij të parë në 2017. Ai pati një rritje meteorike si ministër i vogël Buxheti , një post të shkurtër por të profilit të lartë si ministër i Arsimit dhe më pas u bë kryeministri më i ri i Francës në janar.

Attal varet nga ajo forcë e personalitetit teksa iu drejtua të hënën këshilltarëve lokalë dhe kryebashkiakëve të Saint-Jean-les-Deux-Jumeaux, një fshat rural i vitit 1200 ku RN është në rritje.

“Ajo që është në rrezik në këto zgjedhje nuk është vetëm politika, por vetë Republika,” u tha Attal dëgjueesve.

Gabriel Attal ka inkurajuar kolegët e tij deputetë të qendrës që të lënë mënjanë emocionet e tyre dhe të përqendrohen te fushata

Duke nisur një sulm të rrjedhshëm ndaj ekstremizmit, Attal paralajmëroi se e majta dhe e djathta ekstreme do shkatërronin përparimin ekonomik të bërë nën Macron.

“Ne mund të japim alarmin duke shpjeguar se nëse një nga këto dy projekte do zbatohej, do çonte në një dëm të qëndrueshëm për ekonominë franceze,” tha ai.

Një sfidë me të cilën u përballën aleatët e Attal dhe Macron ka qenë se presidenti nuk ndërtoi kurrë një makinë tradicionale partiake, sepse ai e shihte atë si një relike të panevojshme të një bote politike të cilën donte ta prishte.

E quajtur për herë të parë En Marche në 2017 dhe e riemërtuar si Rilindja në 2022, partia e presidentit ka një prani të cekët lokale dhe nuk është zgjedhur në shumë bashki apo poste qeveritare rajonale.

“Rilindja është një guaskë boshe,” tha Vincent Martigny, një profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Nicës.

“Antagonizmi i Macron ndaj partive tradicionale tani po kthehet kundër tij, sepse rivalët e tij në të majtë dhe në të djathtë kanë akoma një makineri politike ku të mbështeten.”

Rreth një duzinë ministrash të Macron janë futur në fushatë. Në qytetin Eaubonne, ministrja e Kulturës Rachida Dati, e cila erdhi te Macron nga partia konservatore Les Republicains vetëm gjashtë muaj më parë, pozoi për selfie në një treg të së dielës.

“Dati është një makinë lufte,” u mrekullua një ndihmës teksa shtrëngonte duart me mbështetësit, ndërsa zyrtarët u grumbulluan në shi, duke bërë shaka: “Ndoshta të gjithë janë lodhur nga shpërbërja”.

E pyetur se si i vlerëson mundësitë e tyre, Dati tha: “Unë nuk i kushtoj vëmendje sondazheve. Francezët duan të thonë fjalën e tyre. Presidenti ua dha atyre mundësinë.”

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Financial Times

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani